Marrëveshja 6 mld $ me SHBA për gazin e lëngshëm, Rama: Hap drejt pavarësisë energjetike

3 Maj 2026 | 10:02

Kryeministri Edi Rama tha në podcastin e tij “Flasim” se marrëveshja prej 6 mld dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqinë do të mundësojë furnizimin e Shqipërisë me gaz të lëngshëm për 20 vite.

Rama theksoi se ky investim pritet të krijojë një bazë të qëndrueshme për diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.

Një tjetër element i kësaj marrëveshjes sipas Ramës është edhe lidhja e Vlorës me Fierin përmes një tubacioni, duke e integruar TEC-in në rrjetin rajonal të energjisë “çka do ta bëjë Vlorën një pikë të rëndësishme për shfrytëzimin dhe eksportin e gazit përmes gazsjellësit TAP”.

“Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.  Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme”, tha Rama me të tjerash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

LIVE| Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
19:13 | 23/06/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe. Mbledhja vjen pak ditë pas...
17:56 | 23/06/2026