“Kujtesa e shtypur” ekspozita që sjell historinë e shtypit shqiptar në Ersekë
“Kujtesa e shtypur”, një ekspozitë tematike historike kushtuar rrugëtimit të shtypit shqiptar në periudhën 1883–1944, është prezantuar për herë të parë në vendin tonë, duke u ndalur në qytetin e Ersekës.
Kjo ekspozitë vjen nën kujdesin e studiuesit Niko Kotherja dhe sjell për publikun materiale të rralla që pasqyrojnë zhvillimin e shtypit i cili daton që në vitin 1848 me botimin e gazetës “L’Albanese d’Italia” nga Jeronim de Rada, duke vijuar më pas me qindra organe shtypi të botuara brenda dhe jashtë vendit. Materialet e përfshira në këtë ekspozitë janë origjinale nga periodikë të botuar në vende të ndryshme si Italia, Anglia, Franca, Egjipti, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, por edhe në qytete shqiptare si Shkodra, Tirana, Korça, Vlora, Pogradeci e shumë të tjera. Pjesë e saj janë fotografi, dokumente, kupona abonimi, zarfe dhe elementë të tjerë autentikë që dëshmojnë historinë e shtypit.
Nga ana tjetër, për analistin Mentor Nazarko kjo ekspozitë është një rikujtesë e gazetarisë së vërtetë.
E ndërsa kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, e sheh këtë ekspozitë si një rikthim tek rrënjët e themelimit të shtypit të shkruar shqiptar, duke vlerësuar kontributin e brezave që ndërtuan traditën e gazetarisë në periudha të ndryshme historike.
Ekspozita “Kujtesa e shtypur” përfshin edhe tituj të rëndësishëm të shtypit shqiptar si “Flamuri i Arbërit”, “Albania”, “Drita”, “Koha”, “Posta e Shqypnisë” e shumë të tjera, duke sjellë një pasqyrë të plotë të zhvillimit të mediave shqiptare deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre
“Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale
Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona
- 17:18 Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
- 17:02 Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja
- 17:00 Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre
- 16:58 “Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale
- 16:40 Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim