Dy të mitur u përplasën për vdekje, reagon Ministria e Shëndetësisë: Gjendja e fëmijës tek Trauma, e rëndë
Nga aksidenti tragjik ne Durrës ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, fëmija i tretë i plagosur paraqitet në gjendje të rëndë dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht 8-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe paraqitet me dëmtime të shumta.
“Është koshient, por në gjendje të rëndë”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Nikoll Radaçi 57 vjeç, pasi aksidentoi tre fëmijët e mitur të moshës rreth 10 vjeç. Pas procedurave dhe kryerjes së testit të alkoolit, Nikoll Radaçi ka rezultuar pozitiv.
Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i mituri tjetër, që u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
FOTO/ Ky është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur