Dita e Dëshmorëve, Rama dhe Begaj kryejnë homazhe në ceremoninë përkujtimore
Në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të popullit që sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut, u zhvillua sot ceremonia përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, zv.kryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, të cilët vendosën kurora me lule duke u përkulur në shenjë respekti për sakrificën e dëshmorëve.
Dita e Dëshmorëve të Kombit shënohet çdo 5 maj, datë që përkon me rënien e Heroit të Popullit, Qemal Stafa.
Në këtë ditë përkujtohen me mirënjohje jo vetëm kontributet për çlirimin e vendit, por edhe sakrifica e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
LIVE| Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:06 Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
- 20:04 Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
- 20:03 GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:00 Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 19:53 Dita e 24-t e protestave në Tiranë, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë