Arsenal-Atletico Madrid, sot vendoset finalisti i parë i Champions League
Atletico Madridi përballet këtë të martë me një moment historik, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit në Londër.
Skuadra e Diego Pablo Simeones është një hap larg finales, që do të ishte e katërta në historinë 123-vjeçare të klubit, pas atyre të Brukselit (1974), Lisbonës (2014) dhe Milanos (2016).
Bardhekuqtë vijnë me synimin për të thyer një tjetër peng të madh evropian, në një përballje që pritet të jetë vendimtare për sezonin e tyre. Në dhomat e zhveshjes, qasja është e qartë: asgjë nuk fitohet lehtë dhe gjithçka duhet merituar në fushë.
Në anën tjetër qëndron Arsenali i Mikel Artetës, që vjen në këtë fazë me 13 ndeshje pa humbje dhe vetëm gjashtë gola të pësuar, një statistikë që tregon formën e lartë të londinezëve.
Megjithatë, presioni duket më i madh te Arsenali, që lufton edhe në Premier League për titullin ndaj Manchester Cityt dhe nuk ka arritur në një finale të Champions League që nga viti 2006.
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, në deklaratat e tij para ndeshjes theksoi rëndësinë e qetësisë dhe përvojës në këto momente.
“Futbolli u përket lojtarëve. Ne mund të menaxhojmë emocionet, ndërsa përvoja të ndihmon të përballosh ndeshje të tilla”, u shpreh ai.
Simeone shtoi se çelësi i suksesit do të jetë intensiteti dhe qartësia në lojë, duke theksuar se ekipi ka një ide të qartë për atë që duhet të bëjë për të arritur finalen.
“Duhet të luajmë me intensitetin që kërkon ndeshja dhe të shfrytëzojmë pikat tona të forta. Jemi të bindur për atë që duhet të bëjmë”, tha ai.
Edhe sulmuesi Antoine Griezmann u shpreh optimist për sfidën, duke theksuar qetësinë e tij mendore në këtë fazë të sezonit.
“Preferoj një asist ose fitoren sesa një gol. Tani jam më i qetë dhe më i fokusuar. E di saktësisht çfarë duhet të bëj në fushë”, tha Griezmann.
Ndeshja pritet të vendosë një vend në finalen e madhe të Champions League.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë