INSTAT: Inflacioni u rrit në prill, ndikimi kryesor nga nafta
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë muajit prill, duke arritur në 2.8%, niveli më i lartë i regjistruar në dy vitet e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të karburanteve, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të transportit dhe të produkteve të tjera në treg.
Norma e inflacionit është rritur nga 2.6% në mars në 2.8% në prill, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja e çmimeve të karburanteve ka pasur efekt zinxhir në disa kategori të shpenzimeve.
Në sektorin e transportit, çmimet janë rritur me 8.5% në bazë vjetore dhe me rreth 1% vetëm gjatë muajit prill. Ndërkohë, nafta në treg është shitur rreth 200 lekë për litër, nga rreth 175 lekë sa ishte në fillim të vitit.
Pas transportit, ndikim të rëndësishëm në rritjen e inflacionit kanë pasur edhe qiratë, të cilat janë rritur me 4.7%, si dhe sigurimet dhe shërbimet financiare me 4.1%. Rritje janë shënuar gjithashtu në sektorin e argëtimit dhe kulturës me 3.7%, si dhe në restorante dhe hotele me 2.8%.
Grupi i ushqimeve ka shënuar një rritje më të lehtë, prej 1.3%, ndërsa i vetmi grup që ka regjistruar ulje të çmimeve është ai i veshjeve dhe këpucëve, me një rënie të lehtë prej 0.2%.
Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellë një rritje të përkohshme të inflacionit gjatë vitit 2026, por pa krijuar pasoja afatgjata për ekonominë.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta