Dinamo City fiton Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, mposht Egnatian 3-2 në finale

13 Maj 2026 | 22:25

Dinamo City ka fituar për të dytin vit radhazi Kupën e Shqipërisë, pasi ka mposhtur Egnatian me rezultatin 3-2 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania Stadium”, në një ndeshje të mbushur me emocione, kartonë dhe pesë gola.

Finalja nisi me një moment të rëndësishëm që në minutën e 6-të, kur Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bakayokos, pas një përplasjeje me portierin Aldo Teqja, i cili u detyrua të largohej nga fusha me ambulancë.

Dinamo shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike dhe mori kontrollin e lojës ku në minutën e 23-të, Malomo zhbllokoi rezultatin duke kaluar “blutë” në avantazh, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Dejvi Bregu realizoi një gol spektakolar nga distanca për 2-0, duke i dhënë qetësi skuadrës së Ilir Dajës.

Në pjesën e dytë, situata u ndërlikua edhe për Dinamon, e cila mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Malomos ndërsa Egnatia reagoi dhe arriti të rihapë ndeshjen në minutën e 81-të me golin e Buric, duke rikthyer emocionet në finale.

Megjithatë, reagimi i Dinamos ishte i menjëhershëm. Ibrahim Mustapha realizoi golin e tretë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke vulosur fitoren 3-2 dhe trofeun për skuadrën kryeqytetase. Goli i dytë i Egnatias në fund shërbeu vetëm për statistikë.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, ku të pranishëm ishin presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026