E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon ashpër Vuçiç: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë mërkurë se ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në “festimin madhështor” të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, raportoi gazeta beogradase Danas në faqen e saj zyrtare.
“Por unë nuk do të marr pjesë në një festim madhështor të shkëputjes nga Serbia ime. Do të më vinte turp dhe do të pështyja mbi veten dhe popullin tim. Le të festojnë çfarë të duan”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kantierin e ndërtimit të ekspozitës Expo.
Vuçiç shtoi se kishte parë se në Mal të Zi po organizohej një festë e madhe dhe se në të pritej të merrte pjesë edhe Ricky Martin.
“Por çfarë po festohet në të vërtetë? Po festohet shkëputja nga Serbia. Mund të them shumë për paaftësinë e udhëheqjes sonë të asaj kohe. Shoh se ata janë shumë të lumtur që u larguan nga serbët dhe Serbia; u uroj gjithë të mirat”, tha Vuçiç, sipas raportimit të Danas.
Ai deklaroi gjithashtu se, “sado e çuditshme të duket, nuk është aspak befasuese që Europa nuk këmbëngul për të drejtën e përdorimit të gjuhës serbe në Mal të Zi, ndërsa këmbëngul për gjithçka tjetër”.
“Le të vazhdojnë punën e tyre. U uroj gjithë lumturinë e botës, ndërsa Serbia duhet të vazhdojë përpara dhe të arrijë suksese të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, tha Vuçiç.
Siç raportoi agjencia Beta, ai shtoi se është i bindur se si serbët, ashtu edhe qytetarët e tjerë të Malit të Zi, “do ta ndiejnë gjithmonë Serbinë si një vend vëllazëror”.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës