Tentuan të hiqnin flamurin e Kosovës nga Eurovisioni! Gazetari jep detajet: Ishte nga mediat serbe
Gazetari, Albert Limani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me incidentin e regjistruar në Eurovision ku u tentua të largohej flamuri i Kosovës. Limani gjatë fjalës së tij ka sqaruar se personi që tentoi të merrte flamurin ishte nga mediat serbe.
Ai u shpreh se ata po festonin gjatë performancës së Shqipërisë në hapësirën për mediat dhe se flamuri i Kosovës nuk është i ndaluar në Eurovision. Gazetari theksoi se e kishin porositur flamurin në sallë dhe se çdo veprim i tyre ishte sipas standarteve.
“Derisa ne po festonim papritur erdhi një grua dhe i tha vajzës afër meje që ky flamur nuk lejohet dhe menjëherë pashë që në bexhin e saj shkruante që është nga mediat serbe. Unë e kuptova qëllimin e saj dhe sigurisht nuk e lejova që ta marrë flamurin dhe ajo pastaj menjëherë u largua.
Pra incidenti ishte shumë i shkurtër por që ajo tentoi ta kapte flamurin. Sigurisht unë nuk e lejova. Flamuri i Kosovës nuk është i ndaluar aty. Ajo sigurisht kishte qëllim tjetër sepse po të ishte flamur i Kosovës, ne nuk do të ishim akredituar si media nga Kosova, pra si gazetarë dhe për më tepër që flamurin ne e kishim marrë aty pra në sallën, ku është mbajtur Eurovizioni.
Na është dashur që ne ta porosisnim më herët në mënyrë që ta blinim flamurin në mënyrë që t’i plotësonte disa standarte siç ka vendosur organizatori këtë vit”, tha ai ndër të tjera.
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë