Humbi kontaktet për disa orë me familjen, gjendet në Tiranë 14-vjeçarja në Vlorë

19 Maj 2026 | 07:00

Një vajzë 14-vjeçare është larguar nga shkolla pas një konflikti me një mësues në shkollë për shkak të notës.

Pas disa orësh kërkime, është gjetur në Tiranë 14-vjeçarja Kaltra Llanaj e cila ishte larguar nga shkolla pas përfundimit të mësimit.

Sipas informacioneve, e mitura kishte hipur në një furgon me drejtim kryeqytetin, pa marrë me vete para apo telefon celular.

Ajo është lokalizuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në ambientet e një lulishteje në Tiranë dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026