Burgjet në Shqipëri, Karamuço: Jashtë standardeve, rrezikojnë shëndetin e të dënuarve
I ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhilli, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi gjendjen e burgjeve shqiptare, duke theksuar problemet e mbipopullimit, amortizimit të godinave dhe mungesën e investimeve.
Sipas tij, shumë prej burgjeve nuk plotësojnë standardet minimale dhe vazhdojnë të funksionojnë në kushte problematike, duke rrezikuar shëndetin e të dënuarve. Karamuço u ndal edhe te korrupsioni dhe mungesa e mirëmbajtjes, të cilat sipas tij kanë rënduar më tej situatën në burgjet shqiptare.
“Avokati i Popullit, përveç raportit vjetor që ka, ka edhe kompetencën e raportit të posaçëm për çështjet që i konsideron të rëndësishme dhe ky ka qenë një raport i posaçëm për shkak të nevojës për riorganizim.
Sistemi penitenciar në Republikën e Shqipërisë vuan nga korrupsioni, përveç mungesës së infrastrukturës.
Ai i Burrelit ishte burg, u bë muze dhe u bë burg prapë. Është mbyllur dhe është hapur sërish. Ai është i pabanueshëm dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e një të dënuari.
Mine Peza dhe Jordan Misja janë të papranueshme në kuptimin e standardeve. Në Mine Peza, në katin e parë ka minj. Shyqyr që i hoqën gratë dhe i çuan në Pojsk, ku është bërë një investim i mirë, por është shumë ftohtë.
Është bërë njëherë projekti në vitin 2005, por u la. Përpara tre vitesh ka pasur një masterplan të madh që të hiqeshin paraburgimet. Ishin 2000 persona në kapacitet.
Pra, të gjitha janë pjesë e ekonomizimit të përvitshëm të buxhetit. Ne kemi problemet më të mëdha me amortizimin dhe me këto të rejat. Kemi bërë burgun e Peqinit, Fushë-Krujës, Korçës, janë burgje që format i kanë pothuajse njësoj. Buxheti për mirëmbajtjen e shkatërron buxhetin.
Mbipopullimi e shkatërron burgun. Përpara 10 viteve kemi pasur të burgosur, por jo sa kemi sot. E gjithë Evropa ka mbipopullim, por krahas mbipopullimit respekton edhe standarde të tjera për shkak të nevojës që është krijuar. Këtë ne nuk e bëjmë akoma.
Kemi problem me korrupsionin, amortizimin, pjesën e mirëmbajtjes dhe burgjet e vjetra që duhet të mbylleshin me kohë”, u shpreh ai.
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë