Protesta e studentëve, Ministria e Jashtme e RMV kërkon takim me Ambasadën shqiptare

20 Maj 2026 | 22:01

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëjnë me dije për Euronews Albania se ditën e sotme Ministria ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, lidhur me deklaratat e tij publike gjatë periudhës së fundit.

Në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori, por zëvendësambasadori i Shqipërisë.

“I është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat e papërshtatshme publike të ambasadorit gjatë periudhës së fundit, të cilat lëvizin afer kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të vendit të akreditimit”, thanë burime nga MPJ-së.

Takimi ka ardhar deklaratave publike të ambasadorit shqiptar, në mbrojtje të studentëve shqiptarë që kërkojnë provimin e jurisprudencës  në shqip, qe janë cilësuar si përzierje në punët e brendshme të shtetit.

Ndërkohë pala shqiptare ka shprehur në takim shqetësimin për trajtimin e papërshtatshëm të rreth 40 studentëve shqiptarë që ishin në autobusin që u nis nga Tirana për të marrë pjesë në protestën në e studentëve shqiptarë në Shkup.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen në një...
08:30 | 20/06/2026

Armëpushimi në Liban “ringjall” bisedimet SHBA-Iran, Witkoff dhe Araghchi drejt Zvicrës

I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi po shkojnë të dy në Zvicër për bisedime, tha Axios të premten,...
08:28 | 20/06/2026

Vetëm pak orë pas marrëveshjes me Hezbollahun, ushtria izraelite bombardon Libanin jugor. Raportohen 5 viktima

Të paktën pesë persona u vranë mëngjesin e kësaj të shtune në sulmet ajrore izraelite dhe sulmet me dronë në Libanin jugor, njoftoi media shtetërore...
08:03 | 20/06/2026