Sot Kuvend, nga 9 interpelancat tek votimi për ndryshimet për Rregulloren e Parlamentit

21 Maj 2026 | 08:16

Kuvendi i Shqipërisë pritet të përfshihet këtë të enjte nga një maratonë politike dhe debatesh institucionale, në një seancë plenare ku opozita ka vendosur në qendër të vëmendjes llogaridhënien e qeverisë.

Me 9 interpelanca të depozituara dhe disa ministra të thirrur për sqarime në sallë, maxhoranca dhe opozita pritet të përballen për çështje që variojnë nga emigracioni dhe shëndetësia, te infrastruktura, arsimi dhe menaxhimi i institucioneve publike.

Në fokus të opozitës mbetet kërkesa për praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ndaj të cilit janë regjistruar dy interpelanca. Partia Demokratike kërkon përgjigje lidhur me situatën demografike dhe largimin e shqiptarëve nga vendi, ndërsa Partia Mundësia kërkon sqarime mbi ndryshimet në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe kompetencat e saj për negocimin e marrëveshjeve me kompani private në sektorin e turizmit dhe transportit.

Debate të forta priten edhe në raport me Ministrinë e Shëndetësisë. Ministrja Evis Sala do të përballet me dy interpelanca të kërkuara nga deputetët Sajmir Korreshi dhe Erisa Xhixho, si dhe me një seancë pyetje-përgjigjesh të kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

Në rendin e ditës janë përfshirë edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të iniciuara nga deputeti socialist Erion Braçe. Diskutimet lidhen me cilësinë e materialeve në ndërtim dhe me projektin për rehabilitimin e kanalizimeve të Tiranës së Madhe, financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Po ashtu, ministri i Bujqësisë Andis Salla do të japë shpjegime në Kuvend pas kërkesës së deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, ndërsa deputetja Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Përveç debateve politike, Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa projektligje, mes tyre ratifikimin e kontratës financiare për projektin “Porta e Alpeve”, ndryshime në ligjin për burimet ujore dhe amendime në rregulloren e Kuvendit, për të cilat palët politike duket se kanë gjetur dakordësi.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026.
  2. Njoftime.
  3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.
  4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.
  5. Interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
  6. Interpelancë me ministren Evis Sala.
  7. Interpelancë me ministren Evis Sala.
  8. Seancë pyetje-përgjigje me ministren Evis Sala.
  9. Interpelancë me ministrin Enea Karakaçi.
  10. Interpelancë me ministrin Enea Karakaçi.
  11. Interpelancë me ministren Mirela Kumbaro.
  12. Interpelancë me ministrin Andis Salla.
  13. Projektligji për ratifikimin e kontratës financiare për projektin “Porta e Alpeve”.
  14. Ndryshime në ligjin për infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor.
  15. Ndryshime në ligjin për burimet ujore.
  16. Ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.
  17. Diskutime jashtë rendit të ditës.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të enjte në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, në Ibë. Dyshohet se trupi është i të riut,...
15:31 | 18/06/2026

“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, në kuadër...
15:20 | 18/06/2026

Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me amendamentin e Parlamentit Europian, duke sqaruar se ai nuk ka lidhje me Zvërnecin apo me peizazhin e mbrojtur...
14:43 | 18/06/2026