Plagosje me thikë në Tiranë te zona e Nisharakut

21 Maj 2026 | 08:46

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharaku”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi E. N., 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen në një...
08:30 | 20/06/2026

Armëpushimi në Liban “ringjall” bisedimet SHBA-Iran, Witkoff dhe Araghchi drejt Zvicrës

I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi po shkojnë të dy në Zvicër për bisedime, tha Axios të premten,...
08:28 | 20/06/2026

Vetëm pak orë pas marrëveshjes me Hezbollahun, ushtria izraelite bombardon Libanin jugor. Raportohen 5 viktima

Të paktën pesë persona u vranë mëngjesin e kësaj të shtune në sulmet ajrore izraelite dhe sulmet me dronë në Libanin jugor, njoftoi media shtetërore...
08:03 | 20/06/2026