Gjyqi për pasuritë e sekuestruara, dëshmon Mustafa Martinaj babai i Ervis Martinaj

21 Maj 2026 | 11:26

Në seancën e kësaj të enjteje në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në procesin për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar Mustafa Martinaj, i cili ka dhënë shpjegime mbi burimet e të ardhurave dhe jetën familjare.

Gjatë dëshmisë së tij, Martinaj ka folur për periudhën e viteve të para 2000, duke përmendur se një pjesëtar i familjes, i identifikuar si “Visi”, ka qenë fillimisht student në Parma, ku sipas tij ka studiuar ekonomi me bursë për rreth dy vite, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të vendosej në Tiranë pranë familjes.

Ai ka deklaruar gjithashtu se familja ka pasur aktivitet ekonomik të deklaruar dhe se, sipas tij, në periudha të vështira ka qarkulluar shuma të mëdha parash, duke përmendur edhe raste kur ka lëvizur me qindra mijëra dollarë cash.

“Kam ecur me 800 mijë dollarë në makinë, në kohë të vështira, në ‘99 kur bandat ishin rrugës”, është shprehur Martinaj gjatë dëshmisë, duke shtuar se paratë, sipas tij, kanë ardhur nga aktiviteti i tij ekonomik dhe janë të dokumentuara.

Ai ka folur edhe për blerje automjetesh dhe banesash për familjarët, si dhe për kredi bankare të marra për këto qëllime, ndërsa ka deklaruar se ka ushtruar aktivitet përmes një institucioni privat financiar në atë kohë.

Procesi në GJKKO vijon, ndërsa dëshmitë pritet të analizohen në kuadër të hetimit për justifikimin e pasurive të sekuestruara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sezoni turistik në Durrës, mungojnë pushuesit nga Kosova dhe diaspora

Edhe pse sezoni turistik në bregdetin e Durrësit nisi me pritshmëri të larta pas një qershori pozitiv, fillimi i korrikut nuk ka sjellë fluksin e...
20:52 | 13/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh

Një rrjet kriminal i dedikuar për marihuanën është goditur në provincën e Valencias dhe një mega-plantacion i teknologjisë së lartë është çmontuar, pjesë e së...
19:36 | 13/07/2026