Shqipëria eliminon me penallti Francën dhe pret Serbinë sot në Tiranë, heroi Berisha çon Kombëtaren në 1/8 e Europianit të Socca-s
Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave në Kampionatin Europian të Socca-s që po zhvillohet në Tiranë pas suksesit me penallti ndaj Francës.
Në një sfidë tepër emocionuese të zhvilluar këtë të shtunë, në orën 12:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, djemtë e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko përmbysën disavantazhin prej dy golash të francezëve, ku barazuan rezultatin në 2-2 me anë Oltjon Rrapës dhe Xhuljan Reçit, përpara se të triumfonin nga pika e bardhë.
Te penalltitë, Shqipëria u tregua më e saktë dhe më e fortë psikologjikisht ku Mehmet Hoxha realizoi një nga penalltitë për kuqezinjtë, ndërsa hero u bë portieri Berisha, i cili priti tre penallti.
Tashmë vëmendja është përqendruar te sfida ndaj Serbisë, e cila do të luhet këtë të shtunë në orën 18:45 në “Shtëpinë e Futbollit”, aty ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.
Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me dy fitore dhe një humbje, pasi mposhti Turqinë 5-0 dhe Qipron 1-0, ndërsa u mund 2-3 nga Sllovenia.



A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…