Matura shtetërore, publikohen rezultatet e provimit të matematikës
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka publikuar sot rezultatet e provimit të maturantëve për lëndën e matematikës.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Evis Kushi, e cila pohon se janë marrë në shqyrtim shqetësimet e ngritura nga maturantët në lidhje me vështirësitë e testit.
Sipas saj, Komiteti i Maturës Shtetërore ka vendosur në formë unanime uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.
“Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në maturën shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë”, shkruan znj. Kushi.
Ministrja Evis Kushi thotë se 1820 maturantë janë vlerësuar me notë maksimale në provimin e matematikës, ndërsa ka edhe prej atyre, të cilët nuk kanë arritur të marrin pikët e nevojshme për notë kaluese.
Maturantët zhvilluan protesta në disa qytete të vendit, ndërsa pretendonin se pyetjet e testit të matematikës nuk kishin lidhje me lëndën, që kanë zhvilluar në shkollë. Përgjigjet e provimit të matematikës i gjeni duke klikuar këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus