PD mbyll procesin zgjedhor, publikohen rezultatet: Ja sa vota mori Sali Berisha
U mbyll këtë të shtunë procesi i zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, në garën me vetëm një kandidat, Sali Berishën, ndërsa mbrëmjen e sotme janë bërë publike edhe rezultatet paraprake nga selia blu të rikonfirmimit në detyrë të tij.
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi, e shoqëruar nga kryetari i partisë Sali Berisha, ka lexuar të dhënat zyrtare, duke bërë me dije se në 77 degët e partisë kanë votuar gjithsej 39.441 anëtarë.
Sipas rezultateve të bëra publike, 38.902 vota janë konsideruar të vlefshme dhe 539 të pavlefshme. Nga votat e vlefshme, 37.341 kanë qenë pro Sali Berishës, 1.055 kundër dhe 506 abstenime.
“Sot, më 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar të vendosin për drejtimin e Partisë Demokratike. Procesi u zhvillua në mënyrë transparente, të rregullt dhe të qetë, i monitoruar gjerësisht nga media dhe pa asnjë pengesë, duke u karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike. Nga përpunimi i të dhënave paraprake dhe kontaktet me degët e Partisë Demokratike në 77 degë dhe 87 qendra votimi, rezultojnë këto të dhëna: Numri total i pjesëmarrësve është 39,441.Nga këta, vota të vlefshme janë 38,902, ndërsa vota të pavlefshme 539. Nga votat e vlefshme, për kryetarin Sali Berisha janë 37,341 vota pro, 1,055 vota kundër dhe 506 abstenime. Suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike”, tha Vokshi.
Procesi i votimit është mbyllur në orën 19:00, një orë më vonë nga afati fillestar, pasi fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në orën 18:00. Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit në 87 qendra votimi të hapura në të gjitha degët e Partisë Demokratike në vend.
Në këtë proces, në garë ishte vetëm kryetari aktual Sali Berisha, i cili e ka cilësuar votimin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Fillimisht u përmendën si aspirantë të mundshëm edhe Evi Kokalari, Ervin Salianji, Alesia Balliu, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, por ata nuk u pranuan në garë.
Pas përfundimit të procesit, Partia Demokratike pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të miratohen edhe ndryshimet në statut.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit