VIDEO- Pamjet e sulmit rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev

24 Maj 2026 | 08:30

Pamjet tregojnë pasojat e sulmit rus me raketa balistike në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, Ernal Filo.

Sulmet kanë sjellë mjaft pasojat duke shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarre, ndërkaq 4 persona kanë humbur jetën dhe kanë mbetur mbi 40 të plagosur.

Nga ana tjetër, në një postim në rrjetin social X, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka reaguar duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme, dhe thekson se jeta e diplomatit shqiptar është vënë në rrezik serioz nga sulmet e ushtrisë ruse ndaj objektivave civile.

Ministria e Jashtme thotë se ambasadori rus në Shqipëri, Alexey Zaytsev, është thirrur për shpjegime

Hoxha dënoi atë që e quajti një tjetër përshkallëzim të rëndë të agresionit rus në Ukrainë, duke nënvizuar se targetimi i zonave civile dhe rrezikimi i personelit diplomatik përbën shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026