Rusia godet me raketa Ukrainën, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Kiev

24 Maj 2026 | 13:54

Mëngjesin e sotëm, sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur me raketa balistike kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, vetë ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, tregoi se si është gjendja e tij dhe e shqiptarëve që ndodhen në Ukrainë.

Ambasadori u shpreh se situata nuk është qetësuar ende, por pas telefonatave të bëra me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, ai theksoi se ata janë mirë.

“Kjo është një gjë që do të diskutohet së brendshmi me ministrinë ndoshta pak ditë sa për t’u qetësuar, sepse vërtet është shumë stresante, por gjithë trupi diplomatik është kështu edhe ne do të qëndrojmë këtu për të dhënë një sinjal të fortë solidariteti që jemi me Ukrainën dhe që ne kurrë nuk do t’i braktisim ata.

Kemi komunikuar me shqiptarët që janë këtu, Është kolegu im që merret kryesisht me këto, me telefonatat. Ai ka pyetur, ata janë mirë. Unë sapo pata edhe biseda me kolegët, me miqtë e mi që janë nga Kosova dhe ata janë mirë. Kështu që për momentin nuk kemi asgjë nga ndonjë problem.

Ndërkohë është thirrur ambasadori rus rezident në vendin tonë për të patur edhe një komunikim, kjo është një praktikë normale diplomatike që përdoret gjithmonë sa herë që rrezikohet jeta e një përfaqësuesi të trupit diplomatik të një vendi nga sulmi që shkaktohet nga një vend tjetër. Pastaj aty se sa do ndikojë, këtë nuk e dimë, por këto janë praktika normale, janë procedura normale që zhvillohen gjithmonë”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarja  nëse ka pasur apo ka marrë mbështetje nga eksponentë ukrainas atje, ai u shpreh se ka marrë mesazhe, të cilët kanë shprehur përkrahjen e tyre.

Po, po, patjetër, kam marrë mesazhe, kanë marrë telefonata, kanë shprehur përkrahjen e tyre, më kanë ofruar asistencën, nëse ajo do të jetë e nevojshme, kanë shprehur solidaritetin. Po, domethënë na kanë shprehur përkrahjen, ndihmën e tyre, solidaritetin dhe mbi të gjitha na kanë falenderuar që Shqipëria është në mbështetje gjithmonë të plotë të Ukrainës”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë intervistën e tij të parë pas mos pranimit në garën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Euronews...
15:04 | 02/05/2026

Temperatura të larta dhe thatësirë, meteorologia tregon si nis muaji maj

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë, e cila theksoi se kjo...
11:33 | 02/05/2026

Fundjava me diell dhe mot të qëndrueshëm, ja si mbyllet muaji prill

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, i cili tha se kjo fundjavë do të...
12:27 | 25/04/2026