Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të Ambasadorit shqiptar në Ukrainë, reagon Delegacioni i BE në Tiranë

24 Maj 2026 | 20:54

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas sulmit me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.

Delegacioni i Bashkimit Europian e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026