Berisha flet për rizgjedhjen si Kryetar i PD-së: Ishte dita e historisë, pres urime

25 Maj 2026 | 13:37

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi të shtunën si “një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri”, gjatë një konference për shtyp këtë të hënë.

Berisha u shpreh se ka një “mirënjohje të pafund” për qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës, pavarësisht, sipas tij, “propagandës agresive të mafies shtetërore” dhe përpjekjeve të mazhorancës për të ndikuar procesin politik.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të përfshijë “eksponentë të botës së krimit” në garën politike, ndërsa kritikoi edhe ish-anëtarë të Partisë Demokratike që kanë krijuar parti të reja politike. Sipas Berishës, këto lëvizje synojnë të favorizojnë mazhorancën.

“Pra, ajo ka qenë ditë e historisë”, deklaroi kreu demokrat.

I pyetur në lidhje me urimet pas zhvillimeve politike të së shtunës, Berisha tha se ka marrë mesazhe urimi nga miqtë e tij dhe se pret të marrë të tjera.

“Kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jemi të sinqertë, nuk mund të them se unë jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026