Muçi fiton Kupën e Turqisë, Ramadani siguron mbijetesën e Lecces në Serie A

25 Maj 2026 | 08:00

Paraqitjet e legjionarëve shqiptarë vijojnë të jenë pozitive në kampionatet europiane, ndërsa sezoni futbollistik po shkon drejt fundit dhe grumbullimet e Kombëtareve pritet të nisin javën e ardhshme.

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të javës në futbollin turk. Sulmuesi kuqezi fitoi Kupën e Turqisë me Trabzonspor, pasi skuadra e tij triumfoi 2-1 ndaj Konyaspor në finale. Muçi u aktivizua si titullar dhe dha një kontribut të rëndësishëm gjatë gjithë takimit, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në suksesin e ekipit të tij.

Paraqitje shumë të rëndësishme regjistroi edhe Ylber Ramadani në Itali. Mesfushori shqiptar ishte titullar në fitoren 1-0 të Lecces ndaj Genoas, një sukses që i siguroi skuadrës së tij qëndrimin në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm. Ramadani zhvilloi një tjetër ndeshje solide në mesin e fushës, duke kontribuar në një fitore me peshë për ekipin italian.

Minuta si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj fundjave morën gjithashtu Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Juljan Shehu dhe Adrion Pajaziti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026