Tronditje te Milani, Cardinale largon trajnerin Allegri, Igli Taren dhe CEO-n Furlani
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale ka vendosur të bëjë revolucion në klub pas dështimit për tu kualifikuar në Champions League. Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit kuqezi kanë ndërmarrë ndryshime rrënjësore në strukturën sportive dhe menaxheriale të klubit.
Sipas komunikatës zyrtare të klubit, janë shkarkuar trajneri Massimiliano Allegri, drejtori sportiv Igli Tare, administratori deleguar Giorgio Furlani dhe drejtori teknik Geoffrey Moncada.
Në deklaratën e klubit thuhet se objektivi i sezonit ishte rikthimi në Champions League dhe ndërtimi i një skuadre konkurruese për titullin në Serie A. Fundi i sezonit u konsiderua “një dështim i qartë dhe i padiskutueshëm”, duke sjellë vendimin për një riorganizim të thellë të sektorit sportiv.
Milani ka bërë të ditur se emërimet e reja do të shpallen në ditët në vijim, me synimin për të ndërtuar një strukturë të gatshme për sezonin e ardhshëm.
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…