Marrëdhëniet me Greqinë, juristi Alibali: Nevojitet qasje e re dhe sovrane

25 Maj 2026 | 22:31

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, juristi Neritan Alibali komentoi vizitën e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, në Tiranë, marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe çështjet e mbartura historike që vijojnë të ndikojnë raportet dypalëshe, përfshirë edhe ligjin e luftës.

Alibali u ndal në mënyrë të veçantë te nevoja për adresimin e çështjeve të hapura historike, duke theksuar se ato nuk mund të trajtohen të shkëputura nga një proces më i gjerë politik dhe shoqëror. Sipas tij, ligji i luftës dhe temat e tjera të mbetura mes dy vendeve kërkojnë vullnet të qëndrueshëm dhe konsensus të gjerë.

Ai theksoi se marrëdhëniet Shqipëri–Greqi kërkojnë një qasje të bazuar në konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, duke nënvizuar se çështjet e pazgjidhura ndër vite nuk mund të trajtohen me qasje të fragmentuar apo emocionale.

“Problemet e mëdha të mbartura midis Shqipërisë dhe Greqisë kërkojnë konsensus kombëtar, jo vetëm politik, por edhe shoqëror”. tha ai.

Alibali shtoi se Shqipëria nuk duhet të qaset me ndjenjë inferioriteti në tryezat e bisedimeve, por si një shtet sovran që merr vendime të pavarura në rrugën e integrimit europian.

“Nuk duhet të ulemi në tryeza me inferioritet, por si një vend sovran që negocion vetë dhe kryen reformat e veta për integrimin në Bashkimin Europian. Koha e patronazhit të vendeve më të zhvilluara ndaj vendeve më të vogla ka mbaruar”, tha ai.

Duke komentuar edhe rolin e Greqisë në rajon, Alibali u shpreh se politikat e frikës dhe tensionit historik nuk i shërbejnë stabilitetit, duke theksuar se realiteti gjeopolitik ka ndryshuar dhe se duhet shmangur rikthimi i narrativave të vjetra.

“Politikat e mbajtjes së shoqërive në tension përmes frikës nga rreziku i jashtëm janë politika ballkanike të së kaluarës. Sot duhet të shkojmë drejt shtensionimit të situatës dhe jo drejt narrativave të vjetra të përplasjeve historike”, tha Alibali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026