44% e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni

26 Maj 2026 | 15:18

Rreth 44% e ndërmarrjeve që operojnë në Shqipëri kane përqafuar teknologjinë dhe inovacionin ne vitet 2022-2024. Rritja e aktiviteteve inovative ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave dhe në zgjerimin e punësimit. 

Në vitet 2022–2024, rezulton se 44% e ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar kanë ndërmarrë aktivitete inovacioni. Në këtë kategori përfshihen ndërmarrjet që kanë prezantuar inovacione në produkte ose procese biznesi, si edhe ato që kanë pasur aktivitete inovative të papërfunduara ose të braktisura gjatë periudhës së vrojtuar.

Në rezultatet e publikuara nga INSTAT,  aktivitetet e Informacionit dhe Komunikacionit rezultojnë me nivelin më të lartë të inovacionit, ku 68% e ndërmarrjeve janë aktive në inovacion. Ndërmarrjet në aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit kanë rezultuar aktive në inovacion me 55,1%, ndërsa ndërmarrjet në aktivitetin e Energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në inovacion me 45,0%

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, aktiviteti i inovacionit rezultoi më i pranishëm në grupin e ndërmarrjeve të mëdha, me mbi 250 të punësuar, ku 66% e tyre kanë zhvilluar aktivitete inovative. Ndërkohë, ndërmarrjet e mesme, me 50–249 të punësuar, kanë rezultuar aktive në inovacion me 54,3%.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë se rritja e aktiviteteve inovative ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga shitja dhe në zgjerimin e punësimit në ndërmarrje. Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në inovacion janë rritur me 4 pikë përqindjeje. Në vitin 2024, këto shitje përbënin 62% të totalit të shitjeve neto të ndërmarrjeve të vrojtuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026