PD propozon ndryshime ligjore për negociatat me BE, Bardhi: Shqipëria përballë kushteve të forta

26 Maj 2026 | 15:24

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, doli këtë të martë në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Europian, por me më shumë kushte dhe më pak besim nga ana e BE-së.

Sipas Bardhit, Bashkimi Europian ka vendosur 34 kushte që lidhen me luftën kundër korrupsionit, patronazhimit, imunitetit politik dhe pastrimit të parave. Ai tha se këto kushte përfshijnë edhe garantimin e zgjedhjeve të lira, funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe konkurrencën e ndershme politike në vend.

Bardhi bëri të ditur se Partia Demokratike ka përgatitur paketën e parë me tre nisma ligjore, të cilat sipas tij synojnë plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja.

Ai deklaroi se PD propozon shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, dekriminalizimin e shpifjes ndaj gazetarëve, si dhe përfshirjen e pastrimit të parave si nen të veçantë në Kodin Penal.

Në fund, Bardhi u shpreh se “pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, nuk mbyllen negociatat me BE-në”, duke akuzuar qeverinë për mungesë standardesh demokratike dhe pengim të integrimit europian të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike

Presidenti amerikan, Donald Trump rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve, një veprim jopatriotik në mes të negociatave përfundimtare për t’i dhënë fund armiqësive në Lindjen e...
21:05 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026