Zbardhen propozimet e grupit të punës për ndryshimet në statutin e PD: Do të rritet përfaqësimi i diasporës

27 Maj 2026 | 19:03

Grupi i punës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, i ngritur më 17 mars 2026, i ka paraqitur kryesisë një sërë propozimesh për ndryshime në statut.Grupi vlerëson se, pavarësisht se statuti aktual garanton një funksionim demokratik dhe është në përputhje me standardet, nevojiten përmirësime për forcimin e organizimit të brendshëm dhe përshtatjen me zhvillimet shoqërore në vend.

Në dokumentin me propozime, të siguruar nga Euronews, theksohet se risitë e propozuara synojnë rritjen e përfaqësimit, përmirësimin e strukturës organizative dhe forcimin e transparencës brenda partisë.

Ndër ndryshimet kryesore të propozuara përfshihen:

Rritja e përfaqësimit të diasporës shqiptare në jetën politike të partisë, duke parashikuar që 15% e listave zgjedhore dhe e organeve drejtuese të përbëhen nga përfaqësues të diasporës.

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në parti, me synimin për të rritur përfaqësimin e tyre nga 30% në 40%.

Ngritja e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, që do të funksionojë përpara procesit të primareve.

Përmirësimi i organizimit bazë të partisë, përmes forcimit të grupseksioneve dhe nëndegëve, si dhe rritjes së rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

Forcimi i bashkëpunimit mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë, përfshirë këshilltarët bashkiakë.

Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë.

Saktësimi i rregullave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke parashikuar më shumë garanci për qëndrimin e tyre në detyrë.

Sipas grupit të punës, këto ndryshime synojnë forcimin e demokracisë së brendshme në parti dhe rritjen e efikasitetit organizativ në të gjitha nivelet e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026