Muçi jashtë Kombëtares për dy miqësoret e qershorit, konfirmon mungesën në rrjete sociale

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Maj 2026 | 18:56

Ernest Muçi do t’i mungojë Kombëtares shqiptare për dy miqësoret e qershorit ndaj Izraelit dhe Luksemburgut ndërsa shkak është bërë një dëmtim që vetë lojtari e ka konfirmuar.

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi në rrjetet sociale.

Muçi ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në “epokën Sylvinho” te Kombëtarja, me opinionin publik që shpesh ka vlerësuar se ai është aktivizuar më pak se sa e meritonte. Me ndryshimet në pankinën e kuqezinjve, pritej me interes rikthimi i tij në fushë, por dëmtimi e lë jashtë edhe për debutimin e trajnerit Maran.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi mungesën e tij pas vizitave mjekësore, duke bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për grumbullimin e qershorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i quajti sot me emra përçmues të gjithë njerëzit që, siç tha ai, mendojnë se ai...
11:15 | 18/06/2026

Përplasje opozitë-mazhorancë në Kuvend, Balla sfidon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend i cili kërkoi ndryshimin e rendit të...
10:55 | 18/06/2026

Tensione në seancë, Meta debaton me gjyqtarin Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm

Ka nisur me debate seanca e radhës në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë seancës, Meta ka pasur një debat me gjyqtarin e çështjes, Erion...
10:54 | 18/06/2026