Rumania rrit masat e sigurisë, ministrja e Jashtme: Konsulli i Përgjithshëm do të largohet brenda 72 orëve

29 Maj 2026 | 17:19

Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë në detyrë e Oana Țoiu ka deklaruar se Konsulli i Përgjithshëm i Rusisë, Andrey Kosilin, është shpallur person “non grata” dhe duhet të largohet nga territori i Rumanisë brenda 72 orëve.

Ajo njoftoi gjithashtu se autoritetet rumune kanë vendosur të mos lejojnë më funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të Federatës Ruse në Konstancë, ndërsa ambasadori rus është informuar për vendimin.

“E kam shpallur Konsullin e Përgjithshëm të Federatës Ruse në Rumani person non grata dhe ai ka 72 orë për të lënë territorin rumun”, deklaroi Ţoiu.

Ministrja tha se ka zhvilluar konsultime me homologë nga vendet aleate gjatë gjithë ditës, duke falënderuar për solidaritetin dhe theksuar se siguria e vendeve aleate është e ndërlidhur. Ajo shtoi se Federata Ruse do të vazhdojë të dënohet për “gjeste të pamatura” dhe se Bashkimi Evropian do të rrisë presionin përmes përshpejtimit të paketave të sanksioneve.

Gjithashtu, Ţoiu theksoi se Rumania po përshpejton procedurat për pajisjen e ushtrisë me kapacitete të reja, si pjesë e prioriteteve të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Deri në mbërritjen e këtyre aftësive, ajo tha se vendi po koordinon me aleatët për forcimin e aftësisë parandaluese dhe mbrojtëse në krahun lindor të NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026