Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit
I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, trajneri i futbollit Nikolin Çoçlli u shpreh se gara e “Final 4” mbetet plotësisht e hapur dhe se gjithçka do të vendoset nga interpretimi i ndeshjeve të fundit. Sipas tij, Dinamo ka një rol kyç në garën për titull, pasi përballja me Egnatian do të ndikojë drejtpërdrejt në verdiktin final. Ai theksoi se skuadrat duhet të japin maksimumin në fushë për të shmangur aludimet apo dilemat mbi rezultatin dhe për të garantuar një garë të ndershme sportive.
Për Egnatian, Çoçlli vlerësoi punën e trajnerit Edlir Tetova dhe më pas të trajnerit Dede, duke nënvizuar se skuadra është përshtatur shumë mirë me filozofinë e lojës. Ai tha se trajneri aktual ka arritur të menaxhojë grupin në aspektin psikologjik dhe taktik, pa ndryshuar skemën bazë të ekipit. Sipas tij, Egnatia ka treguar futboll cilësor dhe meriton të konsiderohet një nga favoritët kryesorë për titullin kampion.
Në analizën për Elbasanin, trajneri u shpreh se skuadra ka ritëm, dinamikë dhe entuziazëm, elementë që sipas tij e bëjnë një ekip me potencial real për të fituar kampionatin ndërsa sa i përket Vllaznisë ai deklaroi se ajo ndodhet në një moment të vështirë psikologjik pas ndeshjes së fundit, ndërsa Elbasani ka treguar vazhdimësi dhe forcë gjatë gjithë sezonit. Megjithatë, ai nënvizoi se gjithçka mbetet e lidhur edhe me rezultatin e ndeshjes Dinamo-Egnatia.
“Gjithçka në këtë fazë të Final Four është kthyer në detaje shumë të vogla. Nuk ka më ndeshje të lehta, nuk ka më hapësirë për gabime, dhe çdo episod në fushë mund të vendosë fatin e kampionatit. Prandaj them që kjo është një garë që do të vendoset në limite shumë të ngushta. Dinamo është një skuadër që ka në dorë një pjesë të rëndësishme të këtij verdikti. Mënyra si do ta interpretojë ndeshjen me Egnatian është vendimtare, sepse aty nuk luhet vetëm një rezultat, por praktikisht e gjithë gara për titull. Nëse Dinamo është në nivelin e saj maksimal, atëherë e bën kampionatin shumë më të hapur. Egnatia ka treguar një stabilitet që nuk është rastësor. Ka një grup të ndërtuar mirë, ka vazhdimësi dhe mbi të gjitha ka një menaxhim shumë të mirë të situatave të presionit. Trajneri ka arritur ta mbajë skuadrën të fokusuar dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë fazë. Megjithatë, në këto ndeshje nuk mjafton vetëm cilësia apo organizimi. Vendosin edhe momentet, vendosin episodet e vogla, dhe aty shpesh ndryshon historia e një sezoni të tërë. Prandaj çdo ekip duhet të jetë shumë i kujdesshëm deri në detajin e fundit. Elbasani është gjithashtu një faktor shumë serioz në këtë garë. Ka ritëm, ka energji dhe ka entuziazëm që e bën të rrezikshëm për çdo kundërshtar. Nuk është skuadër që mund ta nënvlerësosh, përkundrazi të detyron të jesh gjithmonë në maksimum. Në fund, unë besoj që gjithçka do të vendoset në fushë dhe vetëm aty. Kush arrin të përballojë më mirë presionin, kush gabon më pak dhe kush është më konkret në momentet vendimtare, ai do të dalë kampion i këtij sezoni”, tha ai.
Sa i përket Kombëtares, Nikolin Çoçlli e cilësoi trajnerin Maran si një zgjedhje interesante nga Federata, duke vlerësuar eksperiencën e tij në futbollin italian dhe disiplinën taktike që sjell.
Ai shtoi se Maran mund të japë stabilitet në organizimin e ekipit, por u shpreh skeptik nëse mund të arrijë më shumë sesa Sylvinho, duke argumentuar se niveli aktual i Kombëtares lidhet ngushtë me cilësinë e lojtarëve që ka në dispozicion.
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret katër herë seancën pas tensioneve në Kuvend
Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve
- 10:31 Kryebashkiakja në Meksikë organizon rrëmbimin e saj për të marrë shpërblim
- 10:30 Nderimi i veteranëve ushtarakë, Trump vështirësi në vendosjen e medaljes. E lidh nyje: Tani nuk do të hiqet kurrë
- 10:29 Hita: Ka mbaruar koha e “gjuetisë” së gjobave, Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent
- 10:27 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit
- 10:21 Vlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkura anash rrugës së Plazhit të Vjetër
- 10:12 Anulimi i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër dhe sulmet në Liban ngrenë sërish çmimin e naftës