Vllaznia kampione për herë të 13-të radhazi, mposht Apoloninë në finalen e vajzave
Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2025-2026 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mposhti Apoloninë me rezultatin 2-0 në finalen e luajtur pasditen e kësaj të premteje në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Skuadra shkodrane konfirmoi edhe një herë dominimin në futbollin e femrave, duke siguruar titullin e 13-të radhazi kampion. Finalja nisi me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishte kapitenia Megi Doçi ajo që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin Vllaznisë pas një 45-minutëshi të luftuar.
Në pjesën e dytë, Apolonia provoi të rikthehej në lojë dhe të gjente golin e barazimit, por vajzat kuqeblu administruan mirë rezultatin. Në minutën e 81-të, Teresa Deda realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe titullin kampion për ekipin shkodran.
Pas përfundimit të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut ku Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, si dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzuan medaljet dhe kupën ekipit kampion.
Falë rritjes së koeficientit të Shqipërisë në UEFA, futbolli i femrave shqiptar do të përfaqësohet këtë sezon me dy skuadra në UEFA Women’s Champions League.
Vllaznia, si kampione e vendit, do të garojë në “Champions Path”, ndërsa Apolonia, e renditur në vendin e dytë, do të marrë pjesë në “League Path” ndërsa të dyja ekipet do ta nisin aventurën europiane nga raundi i dytë kualifikues.



“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 10:53 Ardit Bido reagon për përplasjen me protestuesit
- 10:52 Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta
- 10:51 Ministeriali i NATO-s në Bruksel, takimi i 35-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pjesmarrës dhe ministri Nufi
- 10:44 Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, mbyllen shkollat, anulohen festivalet
- 10:44 Sulmet libaneze vranë 4 ushtarë, ministri Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet
- 10:40 Një tërmet i fortë godet Rusinë, sa ishte magnituda?