Temperaturat e larta sjellin dyndje pushuesish në bregdetin e Vlorës (VIDEO)
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin këtë fundjavë kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdetin e Vlorë gjatë kësaj të shtune. Me temperatura që kanë arritur deri në 28 gradë Celsius, qindra qytetarë vendas dhe turistë të huaj kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar ditën pranë detit, duke shënuar një nga ditët më të ngarkuara të këtij fundi maji.
Plazhet e qytetit kanë qenë të mbushura, me shezlongë të zënë që në orët e para të mëngjesit ndërkohë, trafiku në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit është rënduar ndjeshëm, si pasojë e numrit të lartë të automjeteve që kanë mbërritur në Vlorë, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të qarkullimit në disa segmente rrugore.
Nuk kanë munguar as grupet e ekskursioneve nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët kanë zgjedhur Vlorën si destinacion për fundjavën, si dhe turistë të huaj që kanë preferuar bregdetin shqiptar për shkak të motit të favorshëm.
Moti i qëndrueshëm dhe temperaturat verore kanë krijuar kushte ideale për plazh, shëtitje, sporte ujore dhe aktivitete në natyrë, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga destinacionet më të frekuentuara të kësaj fundjave.



Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës