Tjetër aksident me vdekje, humb jetën pasagjeri në aksin Bulqizë-Klos! Plagosen edhe 4 të tjerë

31 Maj 2026 | 17:07

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diele në aksin rrugor Bulqizë-Klos. Ngjara ka ndodhur në vendin e quajtur “Plani i Bardhë” ku janë përfshirë dy automjete në aksident. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje ka humbur jetën pasagjeri i njërit mjet.

Policia njofton gjithashtu se janë plagosur edhe dy shoferët dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët ndodhen në spital. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.  Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Këtë të diele është regjistruar edhe një viktimë tjetër për shkak të një aksidenti. Në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën një 61-vjeçar. Viktima sapo kishte zbritur nga mjeti kur u përplas për vdekje nga një makinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026