Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

4 Qershor 2026 | 11:30

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq.

Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Braçellari ka shfaqur gjakftohtësi të plotë. Personat që e kanë shoqëruar me ambulancë tregojnë se, pavarësisht plagëve të marra nga tre plumba në dorë dhe në bark, ai nuk ka shfaqur shenja dhimbjeje apo shqetësimi gjatë transportimit.

Po sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar nuk ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, raportohet se rreth një vit më parë Braçellari dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe në një episod të rëndë dhune ndaj një shtetasi tjetër. Sipas informacioneve paraprake, ai mendohet se e ka tërhequr viktimën zvarrë me kalë për më shumë se dy orë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë që i kushtoi jetën efektivit Enea Mekolli dhe plagosi rëndë kolegun e tij, Edison Adri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026