Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

4 Qershor 2026 | 12:55

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor.

Një sasi e dyshuar tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një dyqani, duke shkaktuar panik te banorët për rreth, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit. Objekt i këtij sulmi me lëndë eksplozive ka qenë biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale Gj. L. Nga forca e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në fasadën dhe strukturën e jashtme të dyqanit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin së bashku me grupin e ekspertëve hetimorë. Efektivët kanë kryer veprimet e para procedurale, duke këqyrur kamerat e sigurisë rreth zonës dhe duke mbledhur mbetjet e lëndës plasëse për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, strukturat hetimore kanë vijuar punën përgjatë gjithë paradites për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, si dhe për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij shpërthimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026