Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike

4 Qershor 2026 | 21:05

Presidenti amerikan, Donald Trump rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve, një veprim jopatriotik në mes të negociatave përfundimtare për t’i dhënë fund armiqësive në Lindjen e Mesme.

Në deklaratën e tij të parë mbi rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve që kufizon fuqitë e tij të luftës kundër Iranit, Trump sulmoi katër kongresmenët republikanë, Thomas Massie, Brian Fitzpatrick, Tom Barrett dhe Warren Davidson që sponsorizuan rezolutën, duke i quajtur ata ‘teatralë’.

“Dje, në një votim të pakuptimtë, Dhoma e Përfaqësuesve votoi – me 4 republikanë të këqij dhe të gjithë ‘demokratët budallenj’ për të kufizuar fuqitë e mia të luftës, pikërisht në mes të negociatave të mia përfundimtare për t’i dhënë fund luftës me Republikën Islamike të Iranit. Kush do të bënte diçka kaq jopatriotike? Ata e dinë se ku janë negociatat. Demokratët janë të nxitur nga Sindroma e Përçarjes së Trump. Ata do të preferonin që vendi ynë të dështonte sesa të më jepte një tjetër, nga shumë, fitore. Katër republikanët, kjo është një histori krejt tjetër – Ata janë teatrale!” tha presidenti amerikan në postimin e tij.

Sipas mediave të huaja, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi rezolutën të mërkurën me 215 vota pro dhe 208 kundër. Faktori vendimtar ishte qëndrimi i katër republikanëve, Thomas Massie, Brian Fitzpatrick, Tom Barrett dhe Warren Davidson, të cilët u shkëputën nga vija e tyre e partisë dhe mbështetën propozimin demokrat.

Rezoluta është episodi më i fundit në përpjekjet e demokratëve për të kufizuar fuqitë e luftës të Trump si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, një iniciativë që ka fituar mbështetje në rritje nga republikanët në javët e fundit. Masa u prezantua nga përfaqësuesi Gregory Meeks i Nju Jorkut, demokrati më i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026