Eva Buzo përshkon ujërat e Jonit në një sfidë të re sportive rreth Ishullit të Sazanit

6 Qershor 2026 | 16:15

Eva Buzo, avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane në not, është rikthyer sërish në Vlorë për të ndërmarrë një tjetër sfidë të rëndësishme në ujëra të hapura.

Ajo u nis nga zona e Radhimës në drejtim të Ishullit të Sazanit, ku po zhvillon një notim sfidues përreth ishullit më të madh të Shqipërisë.

Fillimisht e shoqëruar nga anëtarë të stafit mbështetës dhe më pas e vetme, Buzo vijoi rrugëtimin e saj sportiv në ujërat e Jonit, duke përballuar një itinerar që kërkon përgatitje të lartë fizike dhe qëndrueshmëri.

Sfida përfshin përshkimin e vijës bregdetare të Ishullit të Sazanit, e cila shtrihet në rreth 15 kilometra, duke vënë në provë aftësitë dhe rezistencën e saj në kushte të hapura detare.

Kjo nuk është hera e parë që sportistja zgjedh Vlorën për sfidat e saj. Dy vite më parë, Eva Buzo tërhoqi vëmendjen e publikut me një arritje të veçantë, kur realizoi notimin nga brigjet e Italisë drejt Gadishullit të Karaburunit, një sfidë që u vlerësua gjerësisht në Shqipëri dhe më gjerë.

Edhe këtë herë, sfida e saj pritet të ndiqet me interes nga sportdashësit dhe qytetarët, duke konfirmuar edhe një herë pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj notit në ujëra të hapura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Të rinjtë janë boshti i ripërtëritjes së PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së. Në takim...
18:25 | 06/06/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në...
18:11 | 06/06/2026

Fushatë depistimi falas për 3 muaj për kancerin e qafës së mitrës, mjekët: Nëse kapet në kohë, shërohet

Prej vitit 2019, të gjitha qendrat shëndetësore në vend ofrojnë depistimin për virusin HPV (Human Papilloma Virus), i cili është shkaktari kryesor i kancerit të...
16:44 | 06/06/2026