Fushatë depistimi falas për 3 muaj për kancerin e qafës së mitrës, mjekët: Nëse kapet në kohë, shërohet

6 Qershor 2026 | 16:44

Prej vitit 2019, të gjitha qendrat shëndetësore në vend ofrojnë depistimin për virusin HPV (Human Papilloma Virus), i cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Nga 1 qershori, pjesë e programit të depistimit janë bërë edhe dy maternitetet e kryeqytetit, duke u dhënë mundësi vajzave dhe grave të kryejnë pap-testin dhe analizat përkatëse.

Sipas zv.drejtorit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, Redi Hoxhallari, programi është i aksesueshëm për gratë e grupmoshës 35-55 vjeç.

“Në këtë program përfitojnë të gjitha gratë e moshës 35-55 vjeç, të cilat kanë nevojë ose dëshirojnë të vlerësojnë praninë e infeksionit nga HPV. Të gjitha pacientet që i nënshtrohen këtij depistimi, në rastet pozitive, referohen sipas sistemit të referimit në dy maternitetet dhe më pas ndiqen në mënyrë të detajuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e mëtejshëm, në varësi të situatës së tyre”, thotë Redi Hoxhallari, zv.drejtor i Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Programi synon rritjen e diagnostikimit të hershëm, një hap kyç në parandalimin dhe trajtimin në kohë të sëmundjeve parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës.

Mjekët obstetër-gjinekologë theksojnë se zbulimi i hershëm i sëmundjes rrit ndjeshëm mundësitë e trajtimit të suksesshëm dhe shpëtimit të jetës së pacienteve.

Ministria e Shëndetësisë ka programuar një fushatë depistimi falas tre-mujore për sëmundjet paraneoplazike dhe kancerin e qafës së mitrës, duke e konsideruar atë një mundësi të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të grave dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Të rinjtë janë boshti i ripërtëritjes së PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së. Në takim...
18:25 | 06/06/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në...
18:11 | 06/06/2026

Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare...
16:26 | 06/06/2026