Kupa e Botës 2026 nis pas pesë ditësh, zbulohen rregullat e reja të turneut
Kupa e Botës 2026 do të nisë pas pesë ditësh, më 11 qershor, dhe do të zgjasë deri më 19 korrik.
Turneu do të organizohet për herë të parë në histori në tre vende njëkohësisht: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, në 16 qytete pritëse.
Në total do të zhvillohen 60 ndeshje, ndërsa fazat finale – çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja – do të luhen në Shtetet e Bashkuara ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të presin nga 10 ndeshje secila.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje janë rregullat e reja të vendosura nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB), të cilat pritet të zbatohen në këtë Botëror dhe më pas edhe në kampionatet e tjera.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me sjelljen e lojtarëve në fushë. Futbollistëve nuk do t’u lejohet më të mbulojnë gojën gjatë komunikimit në lojë. Çdo shkelje mund të ndëshkohet me karton të kuq, me qëllim parandalimin e komunikimeve të mundshme abuzive apo raciste gjatë ndeshjeve.
Ndryshime të rëndësishme prekin edhe sistemin VAR, i cili tashmë do të ketë më shumë kompetenca në rishikimin e situatave, përfshirë goditjet nga këndi të dhëna gabim, episodet para rifillimit të lojës që ndikojnë në gola apo penallti, si dhe raste të kartonëve të kuq të dhënë gabimisht pas dy të verdhave.
Risi tjetër është edhe rregulli i zëvendësimeve, ku lojtarët e zëvendësuar duhet të largohen nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe skuadra do të ndëshkohet duke luajtur me një lojtar më pak për një periudhë kohe.
Po ashtu, pritet të aplikohen masa të reja për vonesat gjatë rivënieve anësore dhe goditjeve nga këndi, me numërim mbrapsht dhe humbje të posedimit në rast shkeljeje.
Një lojtar i dëmtuar që merr trajtim në fushë do të duhet të largohet për një minutë, përveç rasteve të veçanta si dëmtimet serioze apo ato të portierit.
Ndryshime prekin edhe sjelljen disiplinore: çdo largim nga fusha në shenjë proteste ndaj gjyqtarit do të ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa braktisja e ndeshjes sjell humbjen automatike.
Në aspektin organizativ, çdo pjesë loje do të ketë pushime të shkurtra freskuese për shkak të temperaturave të larta në vendet pritëse.
Kupa e Botës 2026 sjell gjithashtu një përdorim të gjerë të inteligjencës artificiale, përfshirë sistemin gjysmë-automatik të pozicionit jashtë loje, avatarë dixhitalë për analizë taktike dhe përdorimin e kamerave trupore nga gjyqtarët. FIFA po ashtu do të përdorë teknologji të avancuar për sigurinë në stadiume, përfshirë mjete robotike monitorimi.
Turneu i këtij viti do të jetë gjithashtu i pari me 48 ekipe kombëtare, të ndara në 12 grupe. Dy ekipet e para të çdo grupi, së bashku me 8 skuadrat më të mira të vendeve të treta, do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt.
Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 20:51 Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
- 19:22 Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”