E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar! Shoqërohen disa persona
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Sipas raportimeve paraprake, një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi.
Mësohet se i mituri është A.P., 15 vjeç, i cili ishte hedhur për t’u larë dhe më pas ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar infarkt. Pas ngjarjes së rëndë, janë shoqëruar në polici disa persona.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit: Irani pas sulmeve ndaj interesave hebraike dhe amerikane në Evropë
Pamje nga operacioni në Fresk, u sekuestruan 7 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 në pranga (VIDEO)
Pas paralajmërimit të Ramës për heqjen e ligjit te investimeve, reagon Jorida Tabaku: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh
- 16:25 Departamenti Amerikan i Shtetit: Irani pas sulmeve ndaj interesave hebraike dhe amerikane në Evropë
- 16:20 Rama: Protestat dhe debatet rrezikojnë klimën e investimeve, shihni Greqinë
- 16:18 Kuvendi nesër në seancë, interpelancat dominojnë rendin e ditës
- 16:12 Shqipëria e vajzave siguron Ligën B dhe play off-in historik për Botërorin “Brazil 2027”
- 16:04 Trump paralajmëron Iranin: Do paguani çmimin nëse vonoheni të arrini një marrëveshje
- 15:49 Dhunë në Irlandën e Veriut, 2 policë të plagosur në protestat anti-emigracion