Berisha nga grupi parlamentar: Protesta është qytetare dhe meriton mbështetje

10 Qershor 2026 | 14:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare që prej dhjetë ditësh po zhvillohet në Tiranë, duke u bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen asaj pa simbolet e partisë.

Gjatë një raportimi para grupit parlamentar të PD-së mbi takimet e zhvilluara në konferencën rajonale të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Sarajevë, Berisha tha se ka informuar drejtuesit evropianë mbi protestat dhe kërkesat e qytetarëve.

Sipas tij, protesta nuk është organizuar nga Partia Demokratike, por meriton mbështetjen e opozitës për shkak të kërkesave që ajo artikulon.

“Ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime. Ndaj çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jona duhet ta mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë. Këtë herë duhet ta mbështesë pa simbolet e partisë. Le të jenë të rinjtë, sepse është protestë qytetare dhe rinore”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve e cilësoi protestën si një nga lëvizjet më të rëndësishme rinore të viteve të fundit, ndërsa tha se gjatë takimeve në Sarajevë ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për kërkesat e protestuesve.

“Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit me kërkesa të drejta, dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e ligjeve që bien ndesh me Kushtetutën dhe direktivat evropiane për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore”, u shpreh ai.

Ndërkohë, organizatorët kanë theksuar vazhdimisht se protesta mbetet qytetare, jopartiake dhe e pavarur nga forcat tradicionale politike, ndërsa tubimet para Kryeministrisë kanë hyrë tashmë në ditën e 11-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar nga SPAK për veprat...
15:05 | 11/06/2026

Projekti në Zvërnec, flet Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj në Kuvend

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mbrojti në Kuvend projektin e investimit në Zvërnec gjatë një interpelance me deputetët e opozitës, duke theksuar se angazhimi i...
13:04 | 11/06/2026

I hiqet non grata? Berisha: Unë erdha, u krye

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ardhur këtë të enjte në Kuvend dhe ka marrë një moment fjalën në foltore si një përgjigje të...
11:01 | 11/06/2026