Projekti në Zvërnec, flet Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj në Kuvend

11 Qershor 2026 | 13:04

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mbrojti në Kuvend projektin e investimit në Zvërnec gjatë një interpelance me deputetët e opozitës, duke theksuar se angazhimi i qeverisë për mbrojtjen e natyrës është i padiskutueshëm dhe i matshëm.

Sipas ministrit, pretendimet se procedurat mjedisore janë anashkaluar nuk qëndrojnë, pasi projekti është përfshirë në procedurën e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, niveli më i lartë i parashikuar nga legjislacioni shqiptar.

“Projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë. Vendimmarrja mjedisore do të mbështetet mbi evidencën shkencore, studimet dhe vlerësimet profesionale”, deklaroi Jaupaj.

Duke iu referuar statusit të zonës së mbrojtur ku parashikohet investimi, ministri sqaroi se zona Pishë-Poro klasifikohet si peizazh i mbrojtur i kategorisë V, një status që, sipas tij, nuk përjashton zhvillimin ekonomik dhe social, por kërkon që ai të realizohet në përputhje me kriteret ligjore dhe mjedisore.

Jaupaj theksoi se filozofia e kësaj kategorie mbrojtjeje bazohet te bashkëjetesa mes natyrës dhe aktiviteteve njerëzore, duke shtuar se ligji nuk vendos ndalime absolute, por përcakton kushtet që duhet të respektohen gjatë zbatimit të projekteve.

Në përgjigje të shqetësimeve për përputhshmërinë me standardet europiane, ministri tha se Bashkimi Europian nuk ndalon automatikisht zhvillimin në zona të mbrojtura, por kërkon respektimin e direktivave për habitatet dhe shpendët.

“Legjislacioni europian kërkon vlerësim të përshtatshëm të ndikimit që mund të ketë një projekt dhe jo ndalim automatik të tij”, u shpreh ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë 14 të pandehur të akuzuar nga SPAK për veprat...
15:05 | 11/06/2026

I hiqet non grata? Berisha: Unë erdha, u krye

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ardhur këtë të enjte në Kuvend dhe ka marrë një moment fjalën në foltore si një përgjigje të...
11:01 | 11/06/2026

Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën 15-vjeçari A.P. pasi u fut për t’u larë në pishinë,...
09:10 | 11/06/2026