Trump paralajmëron: Sonte do të godasim shumë fort Iranin, do të marrim edhe ishullin Kharg
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi të enjten se SHBA-të do ta godasë Iranin shumë fort sonte, ndërsa të dy vendet shkëmbejnë zjarr ndërsa bisedimet e paqes ngecin.
“Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin (Marina, Forcat Ajrore, Radari, Kundërajrore dhe të gjitha format e tjera të Mbrojtjes të të cilit, së bashku me pjesën më të madhe të aftësive të tij sulmuese, janë zhdukur!), SHUMË FORTË SONTE”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Trump tha gjithashtu se SHBA-të do të marrin ishullin Kharg dhe infrastrukturën tjetër të naftës. Ishulli i vogël në Gjirin Persik trajton afërsisht 90% të eksporteve të naftës bruto të vendit.
“Në një moment në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të marrim ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, dhe do të marrim kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç kemi bërë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Emigracioni, Papa: Dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë, nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi
Banka Qendrore Evropiane rrit normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023
- 16:55 Raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75% në muajin prill
- 16:50 Tregut të punës i shtohen 177 mijë pensionistë, largohen 144 mijë të rinj
- 16:41 Sezoni i verës sjell shtim të rasteve të infeksioneve të syrit, mjekët apelojnë për kujdes
- 16:41 Studimi, testohet terapia gjenetike që synon rinovimin e qelizave të plakura
- 16:37 Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së
- 16:31 Golemi kthehet në epiqendër turistike, rritje rekord e qirave afatshkurtra