Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se aktiviteti që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk është organizuar si kundërpërgjigje ndaj protestës së opozitës. I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Malaj tha se data e aktivitetit është përcaktuar shumë kohë përpara nisjes së protestave.
Sipas tij, drejtuesit politikë të PS-së e kanë vendosur që mbyllja e festimeve për 35-vjetorin të zhvillohet më 12 qershor, në një mbledhje të mbajtur rreth një muaj e gjysmë më parë. Deputeti socialist theksoi se kjo datë përkon pikërisht me ditën e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ndaj zgjedhja e saj nuk lidhet me zhvillimet e fundit politike.
Malaj nënvizoi se aktiviteti i PS-së është një festë e planifikuar më herët dhe jo një “antimiting”.
“Tani po ju jap një përgjigje të drejtpërdrejtë. Duke qenë se data 12 qershor është ekzaktësisht data e themelimit të Partisë Socialiste dhe që mbyllja e të gjithë festimeve të 35-vjetorit do të bëhej më 12 qershor, ne e kemi caktuar këtë me të gjithë drejtuesit politikë në një mbledhje, në mos gaboj, para një muaji e gjysmë. Ne nesër nuk kemi një antimiting, por kemi një festë që e kemi planifikuar para një muaji e gjysmë. Datën 12 qershor e kemi caktuar shumë kohë më parë dhe kjo përkon me datën e themelimit të Partisë Socialiste. Nuk bëjmë antimiting. I kemi lënë të gjithë qytetarët në të drejtën e tyre për të protestuar”, tha Malaj.
Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut
“Non grata ka rënë”, Spahia: Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, jo vetëm për Berishën
- 00:16 Dita e 12 e protestës mbyllet në Sheshin Skënderbej me himnin kombëtar
- 23:59 Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
- 23:58 Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut
- 22:33 “Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion
- 22:05 Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
- 21:59 Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës