Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithmonë mbështetje e palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të premte në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku vlerësoi sakrificën e luftëtarëve të lirisë, rolin e aleatëve perëndimorë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij, Begaj e cilësoi 12 Qershorin si një datë të gdhendur në memorien historike të kombit shqiptar, duke theksuar se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë.
Presidenti nderoi figurat historike të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe Adem Demaçin, të cilët i cilësoi si simbole të rezistencës dhe shtetformimit të vendit.
Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Begaj tha se ata po përballen me një “padrejtësi të madhe historike”, duke shtuar se asnjë gjykatë nuk mund të ndryshojë të vërtetën mbi luftën çlirimtare të Kosovës.
“UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej”, deklaroi ai.
Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Presidenti theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë “dy shtete të të njëjtit komb”, ndërsa garantoi mbështetjen e vazhdueshme të Tiranës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Begaj u shpreh se, përballë sfidave të reja gjeopolitike, Kosova duhet të përshpejtojë forcimin e institucioneve, shtetin ligjor dhe procesin e njohjeve ndërkombëtare, duke nënvizuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial mbetet një prioritet kyç.
“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme”, tha Presidenti nga Prishtina, teksa përcolli urimet për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe nderoi kujtimin e dëshmorëve të luftës.
Dita e 13-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshimin në rrugët e Tiranës
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës
Thirrje nga protesta: “Po” në kor për zgjedhje të parakohshme, nesër protestë mbarëkombëtare, do vijnë 3 avionë me shqiptarë nga Britania
- 23:00 Drejtoria e Burgjeve reagon për videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha
- 22:57 Pedagogia Skenderi: Për kë “hiena” e ka fjalën Kryeministri
- 22:19 Ukraina dhe Moldavia drejt BE-së, 27 vendet anëtare bien dakord për hapjen e “Themeloreve”
- 22:15 Trump vendos paqe me Europën: Ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin
- 22:04 Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 21:59 Dita e 13-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshimin në rrugët e Tiranës