Braçe: Protesta është legjitime, puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë

14 Qershor 2026 | 13:56

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar lidhur me  protestën kundër qeverisë që po zhvillohet prej 2 javësh në Tiranë.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Braçe e cilëson protestën një të drejtë legjitime, ndërsa thekson se qeveria duhet të vazhdojë të bëjë punën e vet në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë i Braçes

O LE LE O LE LE PROTESTA NUK ESHTE QEVERISJE!

PROTESTA PAQESORE ESHTE NJE E DREJTE LEGJITIME, ELEMENT THELBESOR I DEMOKRACISE;
Duhet të mësohemi me të, ta pranojmë si të tillë; doemos një QEVERI nuk është rehat me protestën përballë, por punë e madhe.

QEVERIA NUK ËSHTË PËR TË QARË PROTESTËN, ME TË E PREJ SAJ; QEVERIA ËSHTË PËR TË QEVERISUR!

QEVERISNI! Këtë bëni, QEVERISNI!

Po hyjmë në një stinë të vështirë-nga pikëpamja e motit, pasojave të tij dhe për këtë shkak nga pikëpamja e shërbimeve;
PO HYJMË NË STINËN E NXEHTË E TË THATË DHE FENOMENI EL NINO-per të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, DO NA PREKË EDHE NE me gjithë emergjencën që ai sjell;
Duhet të qeverisim-të bëhemi gati nga pikëpamja MJEDISORE, posaçërisht me zjarret, nga pikëpamja SHËNDETËSORE, posaçërisht me ndikimin në shëndetin e të moshuarve, fëmijëve të sëmurëve kronikë, nga pikëpamja e PUNËS, posaçërisht për të mbrojtur punëtorët, shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë, nga pikëpamja e SHËRBIMEVE, posaçërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar e bujqësor; po hyjmë në sezonin e lartë të TURIZMIT-fluksi më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë edhe shërbimet që vjet nuk ishin apo nuk funksionuan;
TË GJITHA KËTO JANË EMERGJENCA!
Në të përditshmen e qeverisjes DUHET TË ZBATOJMË BUXHETIN; deri në fund të majit kemi mbledhur të ardhura edhe më shumë, por kemi shpenzuar më pak-JANË PARA QË I MUNGOJNË EKONOMISË, PUNËS, NJERËZVE; duhet të INVESTOJMË!
Ashtu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur, skemën e re që duhet doemos pasuruar me elemente të tjerë, përfshi edhe zgjatjen e lejes së lindjes dhe më shumë.
JANË SHUMË PËR T’U BËRË NGA ATO QË JEMI ANGAZHUAR PËR TË BËRË!
Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre; PUNA E QEVERISË ËSHTË TË QEVERISË VENDIN DHE T’I SHËRBEJË! Edhe ata në protestë duan shërbime, ndërkohë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që meritojnë shërbime. KJO ËSHTË PUNA E QEVERISË; NËSE NUK E BËN KOT QË RRI!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së skafit në formë makine me mjetin e Policisë Kufitare në Ksamil

Këto janë pamjet e momentit tragjik të aksidentit detar të ndodhur në Gjirin e Ksamilit pasditen e së hënës, ku një mjet lundrues i drejtuar...
09:36 | 16/06/2026

Zjarr në një apartament në Vlorë, pasi disa orësh forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në katin e nëntë të një pallati në zonën e Lungomares, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, apartamenti është në pronësi të...
08:05 | 16/06/2026

JD Vance: Trump mund të publikojë para të premtes marrëveshjen për fundin e luftës me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të vendosë të publikojë përpara ditës së premte marrëveshjen paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin. Lajmi...
07:35 | 16/06/2026