OBSH ngre alarm për aksesin e pabarabartë në gjak të sigurt

15 Qershor 2026 | 17:07

Në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, OBSH ka bërë të ditur se në nivel global është përmirësuar furnizimi me gjak të sigurt, por evidentohet se miliona njerëz vazhdojnë të mos kenë akses në transfuzione jetike.

Ekspertët bëjnë me dije se numri i dhurimeve të gjakut është rritur me gati 19% në dhjetë vitet e fundit, duke arritur në rreth 120 milionë dhurime gjatë vitit 2023. Mbi 85% e tyre vijnë nga dhurues vullnetarë dhe pa pagesë, një tregues i rëndësishëm për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me gjak.

Megjithatë, raporti thekson se pabarazitë mbeten të mëdha. Ndërsa vendet me të ardhura të larta, që përfaqësojnë vetëm 15% të popullsisë së botës, mbledhin 36% të të gjithë gjakut të dhuruar, shumë vende me të ardhura të ulëta vazhdojnë të përballen me mungesa të vazhdueshme.

Pasojat i ndiejnë pacientët më vulnerabël, si gratë që përballen me hemorragji gjatë lindjes, fëmijët me anemi të rëndë, të aksidentuarit, pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, si edhe personat me talasemi, hemofili apo disa forma kanceri.

Një tjetër shqetësim lidhet me sigurinë dhe menaxhimin e sistemeve të gjakut. OBSH raporton se pothuajse një e treta e vendeve nuk kanë ende legjislacion specifik për sigurinë e gjakut, ndërsa më shumë se një në shtatë vende nuk disponojnë financim të dedikuar për këto shërbime.

Në këto kushte, ekspertët bëjnë thirrje për më shumë investime dhe përfshirje të qytetarëve në dhurimin vullnetar, duke theksuar se një dhurim i vetëm mund të shpëtojë disa jetë njerëzish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 16-të e protestës, fëmijët pikturojnë në këndin e tyre. Protestuesit u bashkohen për të shkruar pankartat (VIDEO)

Edhe këtë të hënë në protestën e radhës, qytetarët kanë marrë fëmijët e tyre me vete në protestë. Fëmijët ndodhen në cepin e tyre të...
19:38 | 15/06/2026

Mesazh nga protesta: Përjashtohet çdo lëvizje drejt Rinasit

Një prej organizatorëve të protestës ka lëshuar mesazhe të forta për protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve. Ai u...
19:26 | 15/06/2026

Publikohet rregullorja e marshimit

Këtë të hënë është publikuar një rregullore lidhur me marshimin e qytetarëve që zhvillohet pas protestës para Kryeministrisë lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Në rregullore...
19:25 | 15/06/2026