Raporti i BERZH: Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë

15 Qershor 2026 | 17:14

Për vite me radhë, matematika është konsideruar si një fushë ku djemtë kanë më shumë prirje dhe sukses. Por të dhënat më të fundit tregojnë se ky perceptim po zbehet gjithnjë e më shumë, të paktën në Shqipëri.

Një analizë e publikuar në raportin e fundit të BERZH-it, e bazuar në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2022, tregon se Shqipëria renditet mes vendeve me përfaqësimin më të lartë të vajzave në grupin e nxënësve më të talentuar në matematikë.

Rreth 40% e nxënësve me rezultatet më të larta janë vajza, një tregues që sfidon bindjet tradicionale mbi dallimet gjinore në lëndët ekzakte.

Vajzat, tregon raporti, kalojnë më shumë kohë duke kryer ushtrime, duke marrë pjesë në konkurse dhe olimpiada shkencore.

Aftësitë në matematikë lidhen ngushtë me profesionet e së ardhmes, nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale te inxhinieria, financat dhe kërkimi shkencor.

Megjithatë, sfida nuk mbaron me rezultatet në bankat e shkollës. Shumë vajza që shkëlqejnë në matematikë dhe shkenca përballen më pas me zgjedhje të vështira për studimet, karrierën apo emigrimin.

Në një shoqëri ku ende ekzistojnë paragjykime për profesionet “e vajzave” dhe “të djemve”, këto rezultate tregojnë se aftësia nuk ka gjini.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme krijimin e mundësive që talenti i tyre të zhvillohet dhe të kontribuojë brenda vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 16-të e protestës, fëmijët pikturojnë në këndin e tyre. Protestuesit u bashkohen për të shkruar pankartat (VIDEO)

Edhe këtë të hënë në protestën e radhës, qytetarët kanë marrë fëmijët e tyre me vete në protestë. Fëmijët ndodhen në cepin e tyre të...
19:38 | 15/06/2026

Mesazh nga protesta: Përjashtohet çdo lëvizje drejt Rinasit

Një prej organizatorëve të protestës ka lëshuar mesazhe të forta për protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve. Ai u...
19:26 | 15/06/2026

Publikohet rregullorja e marshimit

Këtë të hënë është publikuar një rregullore lidhur me marshimin e qytetarëve që zhvillohet pas protestës para Kryeministrisë lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Në rregullore...
19:25 | 15/06/2026