Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona (VIDEO)

15 Qershor 2026 | 17:25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover “ dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ata  janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 16-të e protestës, fëmijët pikturojnë në këndin e tyre. Protestuesit u bashkohen për të shkruar pankartat (VIDEO)

Edhe këtë të hënë në protestën e radhës, qytetarët kanë marrë fëmijët e tyre me vete në protestë. Fëmijët ndodhen në cepin e tyre të...
19:38 | 15/06/2026

Mesazh nga protesta: Përjashtohet çdo lëvizje drejt Rinasit

Një prej organizatorëve të protestës ka lëshuar mesazhe të forta për protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve. Ai u...
19:26 | 15/06/2026

Publikohet rregullorja e marshimit

Këtë të hënë është publikuar një rregullore lidhur me marshimin e qytetarëve që zhvillohet pas protestës para Kryeministrisë lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Në rregullore...
19:25 | 15/06/2026